INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunë seksuale dhe fizike ndaj të dashurës, shqiptari e pëson keq në Itali

Dhunë seksuale dhe fizike ndaj të dashurës, shqiptari e pëson keq në Itali

Publikuar më: 15:35 04-04-2019

Një shqiptar që akuzohet për dhunë seksuale, rrëmbim personi, lëndime të forta, kërcënime dhe shpifje ndaj të dashurës 18-vjeçare është arrestuar pak kohë më parë. Ndërsa gjykata italiane përmes një procesi të shkurtuar e ka dënuar me 8 vjet burg. K. Hoxhaj, 21 vjeç, jeton në San Concordio. Ai tani është burgosur në Prato.

Ngjarja tronditëse ndodhi në nëntor 2017. Në atë kohë ai ishte në lidhje dashurie me vajzën, por ishte xheloz në nivel paranoiak, shkruajnë mediat italiane. Në të paktën 3-4 raste e kishte rrahur atë si ndëshkim për sjellje që nuk i pëlqente. Ajo fillimisht nuk e kishte denoncuar. Një mbrëmje vajza kishte rënë dakord të qëndronte në shtëpinë e tij në San Concordiu, për të kaluar aty natën, për herë të parë. Por papritur ai nisi ta dhunonte.
Ai e kishte lidhur vajzën në shtrat dhe e kishte përdhunuar. I kapur nga një xhelozi e çmendur, ai e kishte qëlluar me grushta dhe e kishte shtrënguar në fyt dhe madje e kishte goditur me shkopin e një fshese, shkop që ishte thyer nga brutaliteti i madh i goditjeve. Një natë e pafund terrori për vajzën aq të re, të cilës ai i kishte marrë edhe celularin për të mos lejuar të thërriste për ndihmë. Në mëngjes, para mesditës, ai ishte veshur për të dalë, duke e kyçur brenda në shtëpi dhe vajza, që kishte përfituar nga një moment shpërqëndrimi, kishte marrë celularin dhe kishte njoftuar prindërit. Prindërit e tronditur e kanë dërguar vajzën me shpejtësi në Urgjencë dhe e denoncuan. I riu, në sytë e policëve që e arrestuan, nuk u tregua as i penduar as i mërzitur. Në të vërtetë, ai tha se kishte mbrojtur veten nga vajza. Prokurori Salvatore Gannino e dërgoi në burg. Tani Hoxhaj, është në qeli me një dënim me burg prej tetë vjetësh, dënim prej të cilit ka përfituar ulje me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Article Logic
Execution time: 0.0039401054382324