INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunimi i 3 kishave në Korçë, policia identifikon autorët dhe jep detaje të hollësishme...

Dhunimi i 3 kishave në Korçë, policia identifikon autorët dhe jep detaje të hollësishme...

Publikuar më: 15:11 20-12-2017

Janë shoqëruar disa persona të dyshuar dhe janë identifikuar autorët e po punohet për kapjen e tyre lidhur me vjedhjen e tre kishave në Korçë.

Policia e Korçës ka reaguar pas tre rasteve të dhunimit të objekteve të kultit në këtë qytet. Pas publikimit të rasteve në media, policia thotë se denoncim ka pasur vetëm për ngjarjen në Kishën e “Shën Sotirit”, ndërsa për dy ngjarjet e ndodhura gjatë natës së kaluar në Kishën e Shën Gjergjit dhe atë të Shën Marisë, theksojnë se nuk ka pasur asnjë kallëzim apo sinjalizim nga kujdestarët e këtyre objekteve të kultit.

Për më shumë ndiqni sqarimin e mëposhtëm:

SQARIMI I PLOTË

Duke u nisur nga disa lajme të publikuara në media në lidhje me vjedhjen apo dhunimin e 3 kishave në këtë qytet, informojmë se:

Më datë 17.12.2017, gjatë natës, në lagjen Nr.1 në Korçë kanë tentuar për të vjedhur me thyerje arkën e kishës “Shën Sotiri”, vend kulti ku besimtarët dhurojnë vlera monetare. Personat nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen e vlerave monetare që ndodheshin në arkën e kishës.

Policia kreu të gjitha veprimet proceduriale. Janë shoqëruar disa persona të dyshuar dhe jane identifikuar autorët e po punohet për kapjen e tyre.

Përsa i përket lajmit për dhunimin e Kishës së Shën Gjergjit dhe të Shën Marisë, sqarojmë se në Polici nuk ka patur asnjë telefonatë, kallëzim apo sinjalizim nga kujdestarët e këtyre kulteve apo nga persona të tjerë përgjegjës.

Policia është njohur nëpërmjet medias dhe menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kryen verifikimet përkatëse lidhur me këto raste, ku ka rezultuar se në objektin e kultit të “Shën Gjergjit” e ndodhur në lagjen Nr.12 Korçë është vënë re një ikonë, pjesa e poshtme e të cilës ishte shkëputur dhe ndodhej pranë saj. Nga ekspertiza e kryer dhe informacionet e marra rezulton se kjo ikonë, ka qenë e ngjitur më parë (me silikon) dhe dyshohet se nga kushtet atmosferike apo lagështira një pjesë të jetë shkëputur. Nga kqyrja e objektit, nuk janë konstatuar dëmtime fizike, çka përjashton mundësinë e dhunimit nga ndonjë person.

Ndërsa në arkën e Kishës së “Shën Marisë”, ku qytetarët dhurojnë vlera monetare, e ndodhur në lagjen Nr. 9, dyshohet se persona të paidentifikuar mund të kenë tentuar të hapin drynin me një çelës tjetër të papërshtatshëm, çka ka sjellë edhe bllokimin e tij. Arka nuk është hapur dhe nuk janë konstatuar dëmtime fizike të tjera të objektit.

Në prag të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri 2018, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ka hartuar një plan qe parashikon marrjen e masave shtesë duke rritur numrin e shërbimeve dhe kontrolleve të Policisë pranë objekteve te kultit, si dhe në ambiente ku ka shumë grumbullime qytetarësh.

Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, i ftojmë të denoncojnë tek Nr . falas 129 i Policisë së Shtetit, çdo rast të paligjshmërisë që konstatojnë. Gjithashtu ftojmë mediat të kontaktojnë Policinë e Shtetit për të konfirmuar informacionet, duke i garantuar për transparencë dhe korrektësi.

 

dhunohet-kisha.jpg663653__640x400.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0035381317138672