INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunimi i Xhisielës/ Protestë para Kryeministrisë 'Rama ik!'

Dhunimi i Xhisielës/ Protestë para Kryeministrisë 'Rama ik!'

Publikuar më: 17:28 01-10-2018

Dhunimi i 25-vjeçares nga Fushë-Kruja dhe fshehja e ngjarjes ka nxitur revoltë tek qytetarët që sot janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar. Përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë, qytetarë të thjeshtë, familjarë me fëmijë janë mbledhur para godinës së qeverisë shqiptare për të kërkuar drejtësi të barabartë dhe kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit kanë lëshuar edhe thirrje “Rama ik”.
“Liria e dinjitetit na kanë mbledhur sot këtu. Ligji të funksionojë për djemtë e deputetëve. Politika në vend është kthyer në armikun kryesor të qytetarëve. Protesta e sotme është e pavarur nga partitë”, u shprehën protestuesit.

protesat_2_-_Copy.jpeg

proteste_3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038368701934814