INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunohen dy punonjës të OSHEE nga një debitor

Dhunohen dy punonjës të OSHEE nga një debitor

Publikuar më: 14:07 14-07-2017

Dy punonjës të OSHEE janë dhunuar ditën e djeshme në Ksamil nga një debitor.
Sipas informacioneve punonjësit e dhunuar janë Elton P. dhe Qani S. në momentin e ngjarjes ata kanë qenë duke kontrrolluar disa subjekte private debitore ku hasën kundërshtinë e autorit që i dhunoi, aboneti me E.L.
Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve, ku punonjës të OSHEE ndalohen të ushtrojnë detyrën e tyre, në zbatim të ligjit. Në Belsh të Elbasanit, ndaj punonjësve tanë u qëllua me çifte nga një debitor, edhe pse ishte njoftuar disa herë.

“OSHEE dënon me forcë ngjarjet e ndodhura dhe pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga debitorë që nuk duan të zbatojnë lidhin për pagesën e faturave të energjisë, apo të vjedhësve, Kompania nuk do të ndalë kontrollet deri në vendosjen e plotë të ligjit dhe respektimit të barabartë nga të gjithë, pa asnjë dallim dhe përjashtim”, thotë OSHEE.

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109