Regjisori dhe aktori Laert Vasili është dhunuar. Ende nuk dihet identiteti i personit që e ka gjuajtur me grusht në kokë në mes të rrugës.
Pas ngjarjes së rëndë regjisori Vasili ka denoncuar në polici pranë komisariatit numër 1 në Tiranë. Mësohet se Vasili ka thënë në polici se nuk e njeh dhunuesit dhe se nuk ka konflikte me njeri.
Policia ka nisur menjëherë hetimet ndërsa priten të tjera detaje për të zbardhur të plotë atë çfarë ka ndodhur.