Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, dhunohet burri nga gruaja dhe vjehrra!
Sipas burimeve të Policisë, në Komisariat ka bërë denoncimin i dhunuari që në këtë rast është shtetasi me iniciale G.T vjeç 48, banues në Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset K.T dhe H.S, vjeç 45 e 66, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë bashkëshortja dhe vjehrra, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit G.T vjeç 48, banues në Tiranë. Neni l30/a i Kodit Penal.