Kthehet sërisht dhuna në rrugë. Një e re 21 vjeç është gjuajtur me grusht nga një 26 vjeçar.
Incidenti i rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 8 të Durrësit. Mësohet se vajza e ka denocuar E. K pasi nuk ka patur njohje me të dhe ende nuk është zbardhur motivi i sulmit.
A.K është banuese në Greqi dhe bëhet e ditur së në Shqipëri ishte me pushime. Pas denoncimit në komisariat, të dhënat u referuan në Prokurorinë e Durrësit.