INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunoi 2 fëmijë në kopsht, ja çfarë tha edukatorja në gjykatë

Dhunoi 2 fëmijë në kopsht, ja çfarë tha edukatorja në gjykatë

Publikuar më: 08:28 08-06-2017

Dhuna ndaj të miturve në kopshte e çerdhe po merr vëmendje të madhe dhe nga drejtësia shqiptare për shkak të denoncimeve të kryera. Pak ditë më parë dy prindër ju drejtuan policisë me akuzën se edukatorja e fëmijëve të tyre në një kopsht privat në kryeqytet dhunonte të vegjlit. Ndonëse Gjykata e Tiranës e la në qeli 30 vjeçaren Denida Rexhepi, të paktën deri në një vendim të dytë gjyqësor, zbardhet edhe dëshmia e saj e shkurtër nga kafazi i xhamtë i sallës së gjyqit. Rexhepi ka mohuar kategorikisht dyshimet e Prokurorisë, duke pohuar se nuk kishte dhunuar të miturit që kishte në përkujdesje.
Denida Rexhepi:
“Nuk është e vërtetë. Nuk kam ushtruar dhunë ndaj asnjërit prej fëmijëve në kopsht”.
Pasi është njohur me pretendimet e palëve, gjyqtari Altin Shkurti vendosi lënin e saj në paraburgim deri në hetimin e plotë të rastit.
Ngjarja u denoncua nga prindërit e dy fëmijëve që thanë në polici e më pas në prokurori se kishin parë ndryshimin e sjelljes së të miturve dhe shenja dhune te fëmijët. Policia sekuestroi kamerat nga të cilat rezultoi se edukatorja kishte dhunuar dy të miturit. Pas këtij rasti edhe prindër të tjerë shkuan në polici dhe deklaruan se kishin pasur dyshime për dhunë ndaj fëmijëve të tyre por kishin zgjedhur t’i hiqnin nga kopshti privat.

Article Logic
Execution time: 0.0033700466156006