INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunoi barbarisht mjekun në Lezhë, vetëdorëzohet në polici autori 24 vjeçar

Dhunoi barbarisht mjekun në Lezhë, vetëdorëzohet në polici autori 24 vjeçar

Publikuar më: 20:05 07-03-2019

Vetëdorëzohet në policinë e Lezhës 24-vjeçari autor i dhunës ndaj mjekut dermatolog, Zef Doda.

Eduart Lleshi është dorëzuar në polici disa orë pas ngjarjes së rëndë, dhe ka pranuar se e ka dhunuar mjekun Doda duke e qëlluar disa herë me grushte pasi ka debatuar. Lleshi pretendon se mjeku ishte i dehur dhe nuk i ka shërbyer.

“Debatova me të dhe e kam qëlluar me grushte. Nuk po me shërbente, ishte në gjendje të dehur”, ka thënë 24-vjeçari.

Mjeku ka marrë fraktura në kokë dhe në trup, ndërsa pas ndihmës së parë në spitalin e Lezhës, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338