Para dy ditësh emisioni investigativ “Stop” publikoi një video me anën e së cilës denoncoi dhunën e një mësuese ndaj nxënësve të një klase të parë. Mësohet se mësuesja Fatime Vata ka qenë në gjendje të rënduar kur ka dhënë dëshminë në polici. Ajo me lot në sy ka thënë se ndjehej shumë e penduar për çfarë kishte bërë.
“Jam shumë e penduar për atë që kam bërë. Ishte një moment që nuk ndjehesha mirë. Nuk ka për të ndodhur më kurrë. Kur pashë pamjet që u shfaqën në televizor u bëra shumë keq. Ju lutem më falni. Ju kërkoj falje edhe prindërve që u kam shkaktuar këtë tronditje. Edhe për mua ishte shumë e rëndë kur e pashë se çfarë kisha bërë dhe si isha sjellë me nxënësit”, ka thënë mësuesja sicc bën me dije Panorama.
Mësohet se ndaj saj nuk do të ketë procedim penal dhe as akuzë. Pas deklarimit në polici ajo është lënë e lirë.