Policia ka vënë në pranga një 23-vjeçar që ushtronte dhunë ndaj nënës së tij. Djali dhunon nënën . Ka qenë 62-vjeçarja ajo që denoncuar djalin e saj. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Don Bosko”. Punonjësit e Komisariatit Nr.3 kryen arrestimin e 23-vjeçarit me iniciale I.L., i dënuar edhe më parë. Ky shtetas, pasi nuk ka bindur të ëmën, shtetasen me iniciale R.M., që t’i jepte para, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Më pas ka vjedhur disa orendi shtëpiake, në kohën që e ëma nuk ndodhej në shtëpi. Për nënën është lëshuar urdhër i menjëhershëm mbrojtje. “Më datë 04.08.2018 u arrestua shtetasi I.L., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi në rrugën ‘Don Bosko’, në banesë, i ka vjedhur disa orendi shtëpiake, si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës, R.M., 62 vjeçe, së cilës iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’”-thuhet në njoftimin e policisë.