Rexhep Rraja, djali i deputetit socialit të Krujës Rrahman Rrahja, është arrestuar nga Policia e Shtetit.
Arrestimi i tij vjen pak ditë pas publikimit të rastit të Xhisiela Malokut, e dhunuara pikërisht nga djali i deputetit Rraja, në një ngjarje që shkaktoi përplasje me politikës shqiptare, me opozitën që akuzon se u fsheh nga policia.
Një ditë më parë Rexhep Rraja është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Krujës, ndërsa ditën e sotme ai është arrestuar. Rraja akuzohet për dy vepra penale, atë të dhunës së ushtruar ndaj ish të dashurës së tij, Xhisiela Malokut, si dhe për përndjekje.
Ndërkohë, raporti i ekspertizës mjekësore vërtetoi se mbi Xhisela Malokun, ishte ushtruar dhunë fizike.
“Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, siç mund të jetë edhe cigarja”- thuhet në raportin mjeko-ligjor.