INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunoi seksualisht dhe keqtrajtoi ish-gruan, burgoset shqiptari

Dhunoi seksualisht dhe keqtrajtoi ish-gruan, burgoset shqiptari

Publikuar më: 12:17 29-10-2018

Arrestohet një punëtor shqiptar me vendbanim në komunën e Meda, pjesë e provincës së Monzas në Itali i cili duhet të vuajë dënimin përfundimtar prej tre vjet, tetë muaj dhe 26 ditë burgim. Karabinierët e stacionit në Meda kryen një urdhër ekzekutimi duke arrestuar punëtorin shqiptar. 37-vjeçari me një leje qëndrimi të rregullt në Itali ishte dënuar nga gjykata për keqtrajtimin e ish-bashkëshortes. Urdhri u lëshua javën e kaluar nga Prokuroria Publike e Monza. Shqiptari është akuzuar për keqtrajtim të rëndë dhe dhunë seksuale ndaj ish-gruas së tij, të konsumuar në banesë midis muajit mars dhe prill, në vitin 2014. Shqiptari u dërgua në burg për të shlyer dënimin përfundimtar.

Article Logic
Execution time: 0.0038728713989258