Pasi të shihni këtë video, do t’iu duhet ta mendoni dy herë nëse ju shkon në mendje të dhunoni fëmijën.
Ka qenë një eksperiment social i grupit “GJ07 Prank” i bërë në Gjakovë lidhur me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Nëkëtë rast aktori i grupit ka simuluar një situatë dhune me një bebe që qan. Në këtë mënyrë kanë testuar edhe reagimin e qytetarëve, ndaj abuzimit që bëhet me fëmijët.
Në rastin tjetër, aktori inskenon rrëmbimin e një fëmije. Në të gjitha rastet e inskenuara, nuk mungon reagimi pozitiv i qytetarëve. Për më shumë, shihni videon...