INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunon gruan dhe fëmijët çdo ditë, 11-vjeçari  “Bab, mbaje mend! Sa të bëhem 17 vjeç do të të vras”.

Dhunon gruan dhe fëmijët çdo ditë, 11-vjeçari “Bab, mbaje mend! Sa të bëhem 17 vjeç do të të vras”.

Publikuar më: 12:12 27-09-2017

Mesa duket dhuna në familje nuk ka të sosur. Dhunon fizikisht dhe  verbalist gruan dhe fëmijët e vegjël, kjo është një histori e dhimbshme që ka ndodhur në Shkodër.

Një banore e Shkodrës, komshie me familjen në fjalë, ka treguar historinë e kësaj familje për “ShkodraNeës”
 “Përshëndetja Shkodra. Më ka prekur pa masë vrasja e asaj gruas nga burri pardje. Përditë kështu rastesh. Tmerr. Jam një vajzë nga Shkodra dhe dua të tregoj historinë e dhunës që ka pas ushtruar ndaj familjes së tij një komshiu im.

Ai pinte, nuk punonte, vetëm gruaja e shkretë punonte në rrobaqepsi dhe tek peshku. Gjithë ditën e natën në mënyrë që të mbante parazitin e dhunshëm dhe tre fëmijët e tyre të vegjël, dy djem dhe një vajzë. Si yje botë, po kujt i fal Zoti fëmijë thuaj. Ai pinte dhe e dhunote gruan përnatë. Fëmijët i gjuante aq fort në kokë sa vetëm ulërisnin: ‘O nan kryti, o bab mos’. Na këputej shpirti. Ndërhynin burrat e pallatit sa e sa herë edhe policia. Por ai të njëjtin avaz. Biles burrat e pallatit edhe e kanë rrahur këtë burrin se nuk shihni dot si i rrihte gru e fëmijë, por ai nuk zinte mend. Një ditë e rrahu keq djalin e tij të madh, 11 vjeç ishte fëmija i shkretë kockë e lëkurë. E rrahu aq fort tek shkallët, vetëm pse i tha dua të luaj dhe pak, sa fëmija ulëriti me lot në sy: Mbaje mend bab, sa të bahem 17 vjeç do të të vras, që na rrah neve, e rrah mamin aq fort”!

Ajo gjithashtu nuk harron të tregoje se kjo ngjarje e ka tronditur pafund, dhe se do mbetet gjithmonë në mendjen e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0038890838623047