Një 53 vjeçar nga Mirdita është arrestuar në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë mbi bashkëshorten e tij. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se "Me datë 30.12.2016, nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, u bë arrestimi në flagrance i shtetasit Pjetër Marku, 53 vjeç, banues në Rreshen. Ky shtetas akuzohet për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V.M". Markut i është bllokuar dhe arma e gjahut me leje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vepren penale "Dhunë në familje, në mënyrë të përsëritur".