Policia e Tiranës ka arrestuar administratoren e kopështit “Diren”, Anjeza Shabani menjëherë pas publikimit të videos shokuese, në të cilen ajo dhunote fizikisht dhe psikologjikisht një të mitur 3 vjeçar. Arrestimi i saj u bë nga Drejtoria e Policisë Tiranë në bashkëpunim me seksionin kundër Krimit Ekonomik. Mbi Shabanin rëndon akuza për keqtrajtimin e të miturve, neni 124 pika b e kodit penal dhe shpërdorim detyre. Anjeza Shabani ka qenë gazetare dhe drejtuese emisioni në një televizion informativ në Shqipëri. Ajo u filmua nga një kamera e vendosur nga emisioni investigativ Stop pas denoncimit që babai i një djali 3 vjeçar bëri, sepse kishte konstatuar shenja dhune në trupi e fëmijës së tij.