INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunuesit e Ziadin Selës dënohen me 82 vite burg

Dhunuesit e Ziadin Selës dënohen me 82 vite burg

Publikuar më: 11:40 05-07-2018
Shtatë të akuzuarit për tentativë vrasje ndaj Ziadin Selës, kryetarit të partisë "Aleanca për Shqiptarët' në Maqedoni janë shpallur fajtorë. Gjykata i dënoi ata me 82 vite burg. Vendimi është dhënë për dhunën e ushtruar ndaj Selës më 27 prill në Parlament. Të dënuarit me akuzën e tentativës për vrasjen e liderit shqiptar janë; Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandër Janeveski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov. Vendimi do të apelohet nga mbrojtja e të akuzuarëve. Deri në apelimin e rastit në gjykatën e shkallës së dytë, Aleksandër Janveski-Toshta dhe Nikolla Vojminovski do të mbahen në arrest shtëpie për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore ndërsa 5 të tjerët do të qëndrojnë në burg.
 
 
 
 sela-905x395.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891