INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunuesja e të miturit Anjeza Shabanit, mbetet në burg. Qytetarët protestojnë

Dhunuesja e të miturit Anjeza Shabanit, mbetet në burg. Qytetarët protestojnë

Publikuar më: 11:15 23-06-2016

Pas zbulimit të videoskandalit në kopshtin Diren, Anjeza Shabani ka dalë në sallën e gjyqit për t’u njohur me masën e sigurisë. Trupi gjykues vendosi që ajo të qëndrojë në burg përgjatë kohës që do të gjykohet çështja e rëndë.
Anjeza akuzohet për keqtrajtim të miturish dhe shpërdorim detyre. Ajo u filmua duke rrahur një fëmijë tre vjeç, në kopshtin që kishte në administrim dhe pamjet e rënda u transmetuan në emisionin investigativ, Stop. Po mbi të pritet të ngrihen dhe akuza të tjera, pasi institucioni që drejtonte ishte i paliçensuar nga Ministria e Arsimit dhe i paregjistruar në QKR.

Në të  njëjtën kohë kur mbahej gjyqi është organizuar një protestë nga shoqëria civile që me pankarta dhe thirrje kanë kërkuar mbrojtjen e të drejtave të të miturve, mosushtrimin e dhunës ndaj fëmijëve në çerdhe dhe angazhimin e Ministrisë së Arsimit për të mbrojtur fëmijët.
Qytetarët, kryesisht prindër, fillimisht kanë lëshuar thirrje para Kryesisë së Kuvendit dhe më tej i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës, teksa po jepej masa e sigurisë për Shabanin, që u arrestua pas publikimit të video-skandalit që tronditi shqiptarët.

Article Logic
Execution time: 0.0033230781555176