INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunuesja e të miturve në kopësht, Anjeza Shabani mbetet në burg. Ajo deklaron…

Dhunuesja e të miturve në kopësht, Anjeza Shabani mbetet në burg. Ajo deklaron…

Publikuar më: 11:33 14-07-2016

Adminsitratorja e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani, që dhunoi mizorisht një 3 –vjeçar do të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i marrë nga Gjykata e Apelit, pas apelimit nga ana e saj të masës së sigurisë të caktuar nga Gjykata e Shkallës së pare.  Pra sërisht Apeli vendosi ta lërë në fuqi, duke i caktuar masën “arrest me burg”.
Vetë Shabani në seancë është përpjekur të shfaqë pendesë duke thënë se situata doli nga kontrolli dhe se i është ngritur kurth.
“Jam penduar. Situata më doli nga duart. Nuk më shkonte ai gjest, e di. Po ta shihni videon, jam penduar që atë moment. Më ngritën kurth, edukatorja mbante qëndrim neutral”, ka thënë Shabani.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666