Në këngën e fundit ajo refuzon t’ju japë numrin e ri, por për kompensim, në këngën “Bongo” pritet t’ju japë një spektakël të vërtetë.
Kjo është ajo që premton Dhurata Dora në bashkëpunimin e shumëpritur me Capital T.
Në videon ngacmuese shfaqen dy këngëtarët në studio teksa kërcejnë me njëri-tjetrin duke na dhënë përshtypjen se “Bongo” do të jetë një këngë që vetëm ulur nuk do të mund ta dëgjoni. Pavarësisht dëshirës së madhe për të parë produktin përfundimtar, do të na duhet të kënaqemi paraprakisht me look-un e këngëtares dhe një “coming soon”.