Ata të dy janë artistë shumë të dashur për publikun shqiptar, ndaj dhe nuk kishte dyshim se bashkëpunimi i tyre do të kthehej në një sukses të vërtetë.
Vetëm disa muaj më parë Flor Mumajesi dhe Dhurata Dora na sollën “Trëndafil” projektin e tyre të përbashkët muzikor me të cilin kemi kërcyer dhe e kemi shijuar pafund me ritmet latine dhe videoklipin mjaft ekzotik.
E ndërkohë që do të dëshironim edhe bashkëpunime të tjera mes tyre, të dy artistët mbajnë kontakte mjaft të mira.
Dhe këtë e themi sepse Dhurata Dorën e pamë në oborrin e shtëpisë së Florit, epo jo ekzatësisht Dhuratën, por një trëndafil të kuq në oborrin e Florit.
Kantautori ka shkrepur një foto të trëndafilit duke i bërë tag Dhuratës në një Instastory.
Mbase ky ka qenë një tribut për 6 mujorin e këngës apo diçka më tepër?