E kishim kuptuar se pas një pauze 5 mujore, diçka do të ishte në rrugë e sipër.
Po flasim për klipin më të ri nga këngëtarja Dhurata Dora që çuditërisht mban titullin ‘Numrin e ri”. Për ç’numër të bëhet fjalë vallë?
Për më tepër qëndroni gati sonte në orën 20.00 në kanalin MaxProductionAL në Youtube. Fansat nuk kanë dyshime se ky do të jetë një tjetër hit. Aktualisht, kënga e saj e fundit “Shumë ON”, numëron mbi 7 milionë klikime. Të shohim nëse do të arrijë t’i tejkalojë ato projekti i ri.