INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhurata e rrallë për Dritëro Agollin, vetja e vetë 200 kilogram…[FOTO]

Dhurata e rrallë për Dritëro Agollin, vetja e vetë 200 kilogram…[FOTO]

Publikuar më: 09:43 25-07-2016

Një bust 200 kile i skulptorit Vlonjat Skënder Tena është dhuruar në shtëpinë e shkrimtarit nga fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” me rastin e 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit. Eshtë kryetarja e këtij fondacioni, gazetarja Zenepe Luka që rrëfen bisedën që ka ndodhur në shtëpinë e shkrimtarit të madh, kur ikona të skenës, anëtare të këtij Fondacioni, behën në shtëpinë e Agollit për të çuar bustin.
Edhe për shkak të shëndetit të shkrimtarit, anëtaret e kryesisë së Fondacionit, kishin pyetur se kur ishte koha e përshtatshme për t’i bërë vizitë në shtëpi.Drita Pelingu, Tinka Kurti, Zenepe Luka, Roza Anagnosti, Luftar Paja, skulptori Skënder Tena, lajmëruan se do të shkonin për vizitë në shtëpi për të çuar bustin.

Në telefon shkrimtari kishte thënë: “Është dhuratë e rrallë, e para që më bëhet në jetën time dhe e konsideroj nder të shumëfishtë, pasi më vjen nga Vlora. Vlora është simbol i trimërisë, lirisë, atdhetarisë. Ky simbol na edukon, na frymëzon ne shkrimtarët, artistët por edhe njerëzit e thjeshtë.Unë Dritëroi, jam tërë kohën i frymëzuar nga ky qytet. Është nder i shumëfishtë, që kjo “Dhuratë” më bëhet nga gratë e shquara të Fondacionit, mikeshat, ish-studentet e mia. Gratë janë të shenjta, janë të shtrenjta. Këtë e konstatoj tek Sadija, që në poezi e kam cilësuar: xhinde shkodre”, por në të vërtetë Ajo është shpirti im, më qëndron pranë, kujdeset aq shumë dhe nuk vë gjumë në sy, kur unë nuk ndjehem mirë”, tha Dritëro Agolli.

Zenepe Luka: Mbajeni ca kohë dhe më vonë do ta vendosim në shkollën “Dritëro Agolli”, që është në Laprakë.

Dritëro Agolli: Jo, do ta mbaj në shtëpi, sidoqë më ngjall emocion, frikë, kur e shoh përballë.

Zenepe Luka: Pse mos ia dhurojmë shkollës që ka emrin Tuaj?

Dritëro Agolli: Sepse, do t'i teket ndonjërit, që mund ta kem kritikuar dhe ma çukit kokën me çekiç.

Për gjatë katër orë qëndrimi në shtëpinë e shkrimtarit, tregon gazetarja, biseda rrodhi me kujtimet e Drita Pelinkut, që u shpreh se “Dritëroi e kish ndihmuar tepër, kur kish qënë kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, të Tinkës dhe Rozës, që vinin për herë të parë tek shkodrania Sadie, për t'u ndalur tek kujtimet tona kur ishim studente të shkrimtarit dhe deri tek skulptori vlonjat, Skënder Tena, që ndjehej i lumtur, që busti i gdhendur nga dora e tij, i pëlqeu Dritëroit.Newsbomb

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553