Nuk mund të mungonte këtë Shën Valentin një përshëndetje nga mbreti i baladave, Alban Skënderaj.
Ashtu siç kishte lajmëruar, Albani ka publikuar të dielën e 14 shkurtit, klipin e ri "Unë dhe Ti", një klip ky shumë ndryshe nga të tjerët duke qenë se personazhe në të u bënë vetë fansat e këngëtarit. Ishte ideja e këtij të fundit e një "konkursi" në Facebook me fotografi çiftesh nga Shqipëria dhe Kosova, ku 10 prej tyre u përzgjodhën si protagonistë. Komentet kanë qenë menjëherë pozitive, madje kënga është shpërndarë mbi 600 herë në rrjetet sociale. Një rikthim i bukur i Alban Skënderaj, i cili edhe kësaj here nuk na ka zhgënjyer!