INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Dhurata më e madhe'', Rama surprizon familjen për Krishtlindje, Basha tregon me kë e kaloi festën! [VIDEO]

''Dhurata më e madhe'', Rama surprizon familjen për Krishtlindje, Basha tregon me kë e kaloi festën! [VIDEO]

Publikuar më: 20:27 25-12-2018

Kryeministri Edi Rama në ditën e e Krishtlindjeve ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e re të Ilir Koçit në Marikaj të Vorës. Nga një shtëpi në gjendje të mjeruar, familja Koçi u transferua në një vilë me të gjitha kushtet, ndërsa të lumturuar nga ky ndryshim në jetën e tyre, ata e cilësuan si dhuratën më të madhe që kishin marrë.

Rama, teksa u drejtua fëmijëve të familjes tha se e vetmja mënyrë për të larë ‘borxhin’ ishin notat e mira në shkollë.

“Qeraja paguhet me 10-ta. Çdo 10 lan borxhin, borxhin e ke ndaj prindërve jo ndaj meje. Çfarë do fusësh në kokë sot do kesh nesër. Nuk janë të shumta familjet në gjendjen që ishit ju, por sidoqoftë janë kudo. Ne i kemi regjistru dhe do i ndihmojmë pak nga pak”, tha Rama.

 

Ndërkohë, Krishtlindjen, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka kaluar pranë dy familjeve në Lezhë. Lideri i opozitës për këtë ditë të veçantë është ndalur në banesën e familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë.

“Këtë ditë të Lindjes së Krishtit e kalova pranë familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë. Ndonëse në vështirësi të mëdha, mesazhi i tyre në këtë ditë të shenjtë është besimi dhe shpresa tek e nesërmja”, shkruan Basha në Facebook.

Kreu i opozitësh ka uruar edhe Ipeshkvin e Dioqezës së Sapës, Dom Simon Kullin.

“Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut, e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen”, shprehet kryedemokrati.

Article Logic
Execution time: 0.0047621726989746