Ndër këngëtarët pjesëmarrë në këtë edicion të Kënga Magjike është edhe Samanta Karavella.
“Humbur’ mban titullin kënga e saj e cila ‘humb dhe gjen’ njëkohësisht ndjenja të përziera. Balada e këngëtares është mirëpritur nga shumica ndaj edhe është ndër më të klikuarat e festivalit. Por përveç mbështetjes së fansave, në prag të netëve finale të festivalit, Samanta ka marrë edhe një dhuratë speciale. Trëndafila ngjyrë argjendi të vëna pikërisht në formën e hënës, (si hëna ku këngëtarja performoi baladën). E nëse menduat se këto trëndafila janë nga një mashkull, gaboheni sepse Samantën e ka surprizuar mikesha e saj e ngushtë.