INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhuratën më të bukur të dasmës, Arbana dhe Eduarti e morën nga Flori Mumajesi

Dhuratën më të bukur të dasmës, Arbana dhe Eduarti e morën nga Flori Mumajesi

Publikuar më: 12:33 19-06-2023

Edhe pse Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u kujdesën që ditën e dasmës të mos zbulonin më shumë detaje, në rrjet u shfaqën disa të tilla. Dy ditë më parë, Arbana dhe Eduarti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë me një dasmë përrallore. Ata mbajtën një ceremoni në Abbazia San Galgano paradite dhe në darkë u mbajt dasma, ku pati dhe shumë surpriza.

Një nga momentet më të bukura ishte kur Flori Mumajesi i dhuroi Arbanës dhe Edit në ditën e tyre më të rëndësishme një këngë, të shkruar posaçërisht për ta, raporton “Revista Who”.

Këngën e këndoi vetë Flori, Bruno dhe Klajdi, një moment që e ka emocionuar si Arbanën edhe Edin.

I veçantë ishte fakti që pjesë e këngës ishte bërë edhe zëri i Arbanës dhe Jonit.

Article Logic
Execution time: 0.003162145614624