INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Di Caprio braktis shpëtimin e planetit për modelen?

Di Caprio braktis shpëtimin e planetit për modelen?

Publikuar më: 15:16 09-04-2016
A e ka gjetur Leonardo Di Caprio një bukuroshe tjetër tek e cila ta fokusojë vëmendjen?
Sipas “Page Six” , fituesi i Oskarit po frekuenton gjermanen 19 vjeçare, modele e Victoria Secret, Chelsey Weimar. Nëse është siç flitet, ajo është thjesht e fundit në radhën e femrave mahnitëse që e kanë nderuar 41 vjeçarin me prezencën e tyre.   
 
 
Ata që mendojnë se zërat janë të vërtetë, i kanë hedhur sytë nga Instagrami i Chelsey-t, ku ajo siç duket, ka publikuar disa foto të shkrepura brenda shtëpisë së tij në Los Angeles. Çifti është parë gjithashtu në një restorant në Malibu në ditët e fundit të marsit. Nga ana tjetër, burime pranë aktorit insitojnë se nuk ka asnjë romancë për Leon tani. “Ai nuk po kalon kohë me askënd” tha një burim. Në fakt, ylli i “The Revenant”, thuhet se për momentin është më i fokusuar në shpëtimin e planetit sesa në gjetjen e dashurisë. Aktualisht ai po shpenzon kohë në vende si Indonezia ku është tejet i përfshirë në përpjekjet për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit  
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0035219192504883