Pak ditë më parë Sindi bëri një deklaratë që shkaktoi jo pak zhurmë në rrjet. Ajo iu kërkoi konkurrentëve të “Përputhen” të hiqnin dorë nga muzika. Deklaratës së saj iu përgjigj Melisa, e cila tha se Sindi po e shfrytëzon famën për të hedhur vrer, në vend se të bëjë diçka për karrierën.
Sindi iu kundërpërgjigj sërish, duke shkruar: “Miqesisht pa ironizime dhe pa viktimizim! Une nuk kam asgje personale as me ty as me “artistet” e rinj te Perputhen! Ne qofte se e ke degjuar me vemendje, une kam thene punoni fort per kete talentin qe keni dhe pastaj konsiderojeni veten te barabarte me artista qe kane vite qe studiojne dhe preferojne te maten mire perpara se te marrin nje hap te madh. Nuk preferojne te marrin klikime per wardrobe malfunctions tek videoklipi i pare dhe puthjen e famshme te videoklipi i dyte! Arti nuk eshte kaq e dashur! Meso te kendosh njehere live pastaj konsideroje veten te “arrire”. Per mua mos ma qaj hallin se kur ti lepije-peshtyje dhe peshtyje-lepije per te bere nje kenge Sindi luante me orkestren filaromonike te Bukureshtit per 1000-2000 veta. Te japesh nje koncert ne violine pergatitesh te pakten 6-7 muaj per ate koncert po ti ske nga ta dish se sja ke idene e muzikes. Nje gje jam kurioze per ty apo edhe per ate tjetren. Per “muziken” tuaj kane folur edhe producente te njohur shqiptare dhe ju skeni asnje reagim per ta. Pse reagoni vetem per Sindin? Dhe me e bukura, tani cdokush po e ben diferencen se kush shkoi ne shoë per fame e kush ishte reale. Per ty kam goxha gjera qe si kam thene qe si di askush pervec meje as ai qe ke perkrah per te cilat je falenderuese! Gjithe te mirat ne rrugtimin tend te klikimet! Skeno skandalin e rradhes per klikime te tjera!”
Mirëpo, nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por Sindi është penduar. Ajo e ka fshirë statusin e lartpërmendur dhe i ka kërkuar ndjesë publike Melisës.
“Gjërat shkojnë gjithmonë në ekstrem kur bëhet fjalë për ëndrrat tona. Megjithatë kërkoj ndjesë meqënëse të kam shqetësuar ty apo dikë tjetër! Të uroj gjithë të mirat!”, ka shkruar Sindi.