Angel Di Maria i ka kërkuar trajnerit të PSG-së Unai Emery që ta lërë të largohet nga klubi për t’u bashkuar me Barcelonën.
Sipas raporteve të “El Larguero”, ish-sulmuesi i Real Madridit ka qenë i lidhur ngushtë për tu transferuar në “Camp Nou”.
Lojtari është i gatshëm të shkojë drejt Barcelonës dhe thuhet se kërkoi nga Emery që të pranojë largimin i tij drejt katalanasve.
Nëse kjo transfertë ndodh brenda dy ditëve të ardhshme, atëherë Di Maria do të jetë një lojtar i urryer nga të gjithë madrilenët me të cilët ka luajtur gjatë viteve 2010-2014.
PSG ka hedhur poshtë dy oferta nga Barça për argjentinasin, ndërkohë që drejtues të katalanasve janë duke përgatitur një ofertë të tretë.
Di Maria ka kërkuar largimin nga Monaco për PSG-ja për shkak të blerjeve të fundit ku treshja titullare e sulmit pritet të jetë: Neymar, Cavani dhe Mbappe.