Ditën e djeshme debati mes Luzi Ejllit dhe Olta Gixharit brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” agravoi në të tjera nivela duke përmendur edhe moralin apo duke bërë kërcënime. Gjatë diskutimit me këngëtarin, ka qenë Olta ajo e cila i përmendi atij se di shumë gjëra për Kiarën dhe Efin dhe kërcënoi duke thënë se do i nxjerrë të gjitha së shpejti. Pas këtyre deklartave kanë reaguar njerëzit e afërt të dy vajzave.
Kanë qenë personat që menaxhojnë Instagramin e Efit ata të cilët janë shprehur se e gjithë kjo është një lojë e shëmtuar nga ana e Oltës.
“Besoj se sjellja e Efit kundrejt Oltës dhe çdo gjë që ajo ka thënë vërtetohet me këto pamje të shëmtuara kërcënimi për një vajzë që supozohet të gjykohet për çfarë bën brenda “Big Brother”, jo jashtë, por mbi të gjitha nuk është vegël e një loje të shëmtuar duke goditur jetën personale të banorëve aty brenda”, shkruhet në postim.
Pas deklaratave të Oltës në BBVA, reagojnë të
Pas saj edhe një ndër miket e ngushta të Kiarës, moderatorja Liesa Haxhiasllani ka reaguar në Instagramin e saj. Teksa ka postuar deklaratën e Oltës, ajo ka shkruar:
“Çfarë di Olta që s’e dikam unë?”
Pas deklaratave të Oltës në BBVA, reagojnë të
Me siguri ky debat i cili ka kaluar limitet do të jetë në qendër të vëmendjes gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme!