INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Diagnostikimi i kancerit. Mjekët përdorin inteligjencën artificiale[VIDEO]

Publikuar më: 13:24 08-06-2017

Sëmundja e kancerit tek pacientët do të diagnostikohet së shpejti nga  inteligjenca artificiale pas rezultateve pozitive që janë marrë në një numër të madh spitalesh në mbarë botën. IBM, një firmë kompjuterike  në SHBA, ka zbuluar se sistemi Watson i inteligjencës artificiale i prodhuar prej saj, është i aftë për identifikimin e saktë të tumore deri në 93 për qind të rasteve. Kjo u vërtetua pas kryerjes së testeve mbi rastet reale. Kompjuteri mund të shqyrtojë imazhet mjekësore dhe të dhënat e pacientit, duke i krahasuar ato me mijëra raste të mëparshme për të ardhur në një përfundim. Mjekët në 55 spitale në mbarë botën janë duke përdorur sistemin  i cili i ka ndihmuar ata për të diagnostikuar pacientë me tumore të gjirit, mushkërive, kancerin kolorektal, atë të qafës së mitrës, të stomakut dhe kancerin e prostatës. Firma pretendon se teknologjia do të përdoret për të zbuluar më tej edhe pesë lloje të tjera të kancerit deri në fund të vitit. Ky sistem artificial do të qarkulloj edhe në spitale të tjera në mbarë botën.

Article Logic
Execution time: 0.002108097076416