INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dialogu Kosovë-Serbi. Mustafa: Takimi në Bruksel nisë fazën e fundit të dialogut [Video]

Publikuar më: 18:35 24-01-2017

Kryeministri Isa Mustafa ka bërë të ditur se takimi i sotëm në Bruksel, midis Kosovës dhe Serbisë, nisë fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Por Mustafa ka pohuar për Radion Evropa e Lirë se , ky takim do të jetë i një formati të veçantë, si rrjedhojë e proceseve dhe ngjarjeve të fundit, të provokuara nga pala serbe. Pak para nisjes për në Bruksel kryeministri I Kosovës ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në takim së bashku me presidentin e Republikës, duke prezantuar qëndrimet e institucioneve të shtetit kosovar. Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, po takohen me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiç. Mustafa deklaroi se do të tregohen të vendosur që të mos lejojnë ndërhyrje e askujt në punët e brendshme të Kosovës. Ndërkohë që edhe pala serbe është shprehur e vendosur për qëndrimet që do të mbajë gjatë takimit. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” se njohja e Kosovës nuk do të jetë temë e dialogut të sotëm. Vuçiç tha se as tërheqja e urdhër-arresteve nuk do të jetë temë diskutimi në Bruksel. “Ne shkojmë në dialog të hapur, por të bisedojmë për njohjen e Kosovës dhe për atë se krimi i luftës është i tolerueshëm, atë film s’do ta shihni. Për këto nuk do të flas”, ka thënë Vuçiç

 

Article Logic
Execution time: 0.0037088394165039