INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dialogu Kosovë-Serbi. Qasje e re nga pala kosovare, pas incidentit [Video]

Publikuar më: 18:23 19-01-2017

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndryshojë formën e dialogut që do zhvillojë me Serbinë, pas ngjarjeve të fundit të regjistruara. Ky fakt është konfirmuar nga Faton Abdullahu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës gjatë një interviste të dhënë për Radio Evropa e Lirë. Sipas tij qeveria e Kosovës është e detyruar të dialogojë, duke ndjekur hapat e integrimit në BE, por veprimet provokuese dhe retorika e autoriteteve të Serbisë, e kanë shtyrë qeverinë të rimendojë formatin me të cilin do dialogohet. Bëhet fjalë për një sërë ngjarjesh si, treni provokues, ndërtimi i murit joligjor në Mitrovicën e veriut, si dhe fletë-arrestet e pakuptimta të lëshuara nga shteti serb, sikurse ishte rasti i ish kryeministrit Ramush Haradinaj. 

“Elementet e kësaj natyre na bëjnë neve, si Kosovë, të jemi të shtrënguar që të rimendojmë për një ridefinim të formatit të dialogut. Sikurse edhe e ka thënë kryeministri Isa Mustafa, ne nuk mund të vazhdojmë kështu, duke moszbatuar marrëveshjet e mëhershme. Kjo logjikë na dëmtoi”-deklaron Abdullahu .Në anën tjetër, partitë opozitare kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta ndërpresë dialogun me Serbinë. Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka bërë të ditur se veprimet destruktive dhe provukese të Serbisë e bëjnë të palogjikshëm vazhdimin e dialogut në formatin e tanishëm.

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729