INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dialogu me Serbinë. LDK kundër Thaçit si drejtues

Dialogu me Serbinë. LDK kundër Thaçit si drejtues

Publikuar më: 14:24 04-06-2018
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta mbështesë platformën e prezantuar nga Qeveria për dialogun politik me Beogradin. Në deklaratën e saj për shtyp thuhet se dokumenti i prezantuar ishte i dobët, jo serioz dhe me pretendime jokushtetuese. Platforma e ekzekutivit, që pret miratimin e Kuvendit, ia beson kreut të shtetit rolin drejtues në këtë proces. Hashim Thaçi, gjendet i detyruar ta informojë rregullisht Parlamentin për bisedimet e zhvilluara në Bruksel.
 
Si rezultat final, dokumenti synon që Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, të arrijnë një marrëveshje ndërkombëtare, ligjërisht të detyrueshme për të dyja palët, e cila për Kosovën do të ratifikohej nga Kuvendi si organi më i lartë.Ndërkohë partitë opozitare në Kosovë, këmbëngulin që të mos jetë Hashim Thaçi në krye të procesit të dialogut me Serbinë, i cili tani po i afrohet fazës finale. Një muaj më parë, Komisioni parlamentar për Politikën e Jashtme, votoi me shumicë të qartë kundër përmbajtjes së platformës së qeverisë, nën argumentin se ajo nuk është e plotë dhe ka shumë paqartësi për mënyrën sesi të përmbyllen bisedimet me Beogradin.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0034821033477783