INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dialogu Prishtinë – Beograd. Dy liderët: Të ulim tensionet mes vendeve [Video]

Publikuar më: 18:23 01-02-2017

Në Bruksel zhvillohet sot takimi i radhës, i dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. Në takim marrin pjesë kryeministrat e dy vendeve, si edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi. Ndërkohë kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç, foli me mediat para nisjes në Bruksel duke u shprehur se pret që vazhdimi i sotshëm i dialogut midis Beogradit e Prishtinës në Bruksel do të kalojë “në bisedime esëll”. Vuçiç tha se pret “vullnet të mirë të palës tjetër”, duke ju referuar Kosovës. Burime nga Brukseli kanë bërë të ditur për Radio Europa e Lirë se midis presidentit Thaçi dhe kryeministrit Vuçiç është zhvilluar një bisedë telefonike, të mërkurën në mëngjes, në prag të takimit të dytë. Gjatë bisedës mësohet se është ritheksuar nevoja e uljes së tensioneve dhe “zgjidhja e çështjeve të hapura me dialog dhe në interes të të gjitha palëve”. Bisedimet nisën në një periudhë kur situata e sigurisë dhe ajo politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e tensionuar. Takimi i fundit midis liderëve u zhvillua një javë më parë, më 24 janar. Temat e paracaktuara per diskutim në takim janë, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe zotimi i dy palëve për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët.

Ndërkohë në gjykatën e Kolmarit në Francë është mbajtur sot seanca gjyqësore ndaj Haradinajt. Avokati i tij ka bërë të ditur se janë njohur me kërkesën për ekstradim të Serbisë. Seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese do të mbahet më datën 9 shkurt.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775