Një ditë pasi prezantuan platformën nëpërmjet një konference për mediat, aleatët e Lulzim Bashës do të zhvillojnë takimin me Presidentin Ilir Meta. Është parashikuar që ky takim të kryhet sot në orën 11:00. Në takim me kreun e shtetit pritet që të jenë; Fatmir Mediu i Partisë Republikane, Nard Ndoka i PDK, Vangjel Dule i PBDNJ, Dashamir Shehi i LZHK dhe Agron Duka i PPA-së.
Pesë aleatët e qendrës së djathtë kanë kërkuar ndërmjetësimin e Presidentit Ilir Meta për të ulur në tryezë Bashën dhe Ramën.
Ndërkohë, ditën e djeshme u duk se u dha një sinjal pozitiv. Aleatët propozuan një tryezë Basha me Ramën por ky i fundit në postin e kryetarit të Partisë Socialiste dhe jo si kryeministër.
Uljen në tryezë me Ramën nuk e mohoi as Basha.