Vesa Luma është ndër të paktat personazhe të showbizit shqiprarë, që nuk pëlqen të jetë pjesë e medieve rozë.
Por, kur bie fjala për familjen e saj, ajo nuk din të kursehet aspak. Së fundmi Vesa ka postuar një foto të birit të saj në Facebook, ku i dedikon disa rreshta shumë domethënës, “Me të rrit ty diamanti im, është sfida më e rëndësishme e jetës time, kënaqësia më e madhe e jetës time dhe krenaria më e madhe! Zot faljua të gjithëve këtë ndjenjë! Amin”.