INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dibër, Ahmetaj fermerëve: Pajisuni me NIPT që të merrni rimbursim

Dibër, Ahmetaj fermerëve: Pajisuni me NIPT që të merrni rimbursim

Publikuar më: 16:18 12-11-2017

Ministri i Financave Arben Ahmetaj u ka bërë thirrje fermerëve që të pajisen me NIPT në mënyrë që të marrin rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar. Gjatë një takimi me fermerët në Dibër Ahmetaj u shpreh se nëse fermerët marrin Nipt-in qeveria ka mundësi t’ju japë 20% mbrapsht.

“Nëse ju vini me NIPT-in qeveria ka mundësi t’ju japë 20% mbrapsht. Ne i rimbursojmë me vendim qeverie 20% eksportuesit brenda 30 ditëve dhe prodhuesit siç jeni ju brenda 60 ditëve’ u shpreh Ahmetaj

Ndërsa ministri i Bujqësisë Niko Peleshi shtoi se për vitin 2018 do të vihet në dispozion të sektorit rural një buxhet prej 110 milionë eurosh

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381