Gjatë dëgjesës me banorët e Dibrës , kryeministri Rama ka shkëmbyer edhe batuta.
Teksa zgjidhte se cili prej tyre mund t’i drejtonte pyetje, kryeministri u mërzit me njërin prej tyre i cili teksa fliste për problematikat e tij apo të fshatit, përmendi edhe Saliun. “Pse ma kujtive Saliun ditë të shtunë?”, ia ktheu. Por batutat vazhduan edhe me banorët e tjerë: “Prit se ka edhe musatqe këtu, ti nuk ke mustaqe. Jepja mikrofonin atij me Adidas sepse të dy vishemi me Adidas”, janë vetëm disa prej atyre që shoqëruan dëgjesën e Ramës me banorët e Dibrës.
Ndërsa fjalimin e mbylli me një pyetje për banorët: Të bëjmë rrugën e Arbrit apo ta ndajmë copa-copa dhe të bëjmë rrugët e fshatrave? “, tha kryeministri pa harruar të shtojë faktin se me paratë që janë harxhuar që nga viti 1991 për të bërë ujësjellësa, do ishin ndërtuar dy herë nga e para ujësjellësat e Shqipërisë.