Anija e rojes bregdetare italiane "Diciotti" me 177 emigrantë të shpëtuar në bord, bën një hap para. Mjeti lundrues është ankoruar në portin e Catanias, por klandestinëve do ju duhet të presin. Përreth skelës është oranizuar një rrjet sigurimi që mban nën vëzhgim anijen. Asnjë prej tyre nuk do të mund të ulet në tokë, derisa Bashkimi Europian të dalë me një vendim, për ndarjen e tyre mes shteteve të BE-së. Një fakt i tillë u njoftua nga Ministri i Brendshëm Matteo Salvini.
Për ditë me rradhë anija me 177 emigrantë në bord, të cilët u shpëtuan me 16 gusht, mbeti e bllokuar në det mes Maltës dhe Lampedusës. Malta ka refuzuar pritjen e tyre, nga ana tjetër Italia kërkon shpërndarje të refugjatëve.