Kishte disa ditë që ajo nuk postonte një foto të sajën, e megjithatë pritja ia paska vlejtur.
Përpos një fotoje dedikuar ngjarjes së dhimbshme të ndodhur në Nicë të Francës, Daffye ka ndarë me 641 mijë ndjekësit e saj edhe një tjetër me look-un e ri. E zbukuruar nga duart e artistes së make up-it, Sellma, këngëtarja ka pozuar përpara aparatit me flokët gërsheta. Një model ky që e kemi hasur edhe më parë tek Dafina, ndonëse jo ekzaktësisht në këtë stil. Me shumë mundësi kjo do të jetë edhe paraqitja e Dafina Zeqirit në koncertin e saj së bashku me Ledrin mbrëmjen e sotme në Folie Terrace!