Edhe atëherë kur menduanm se 2016-a i dha fund iluzioneve optike të cilat bëhen virale në internet, u publikua kjo foto…
Këtë herë, imazhi që është postuar në Reddit pasqyron 6 vajza të reja të ulura mbi divan duke shijuar një pije. Çdo gjë duket normale deri në momentin që mungojnë këmbët e njërës prej tyre…
prisni pak, çfarë?!
Ku janë këmbët që i përkasin vajzës së tretë nga e majta?
Pas shumë komentesh, u arrit në përfundimin se dy vajzat e para mjatas kishin veshur xhinse të zeza dhe se këmbët e vajzës së dytë ishin fshehur pas këmbëve të vajzës së parë. Ju si mendoni?