INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Die Welt: Një garë e re armatimeve në Ballkan. Renditja e shteteve, pjesë edhe Shqipëria

Die Welt: Një garë e re armatimeve në Ballkan. Renditja e shteteve, pjesë edhe Shqipëria

Publikuar më: 10:40 31-07-2019

“Ndërsa tensionet shtohen, në Evropën Juglindore mund të blesh armë më lehtë se kurrë. Në të gjithë këtë situatë Rusia po bashkon forcat në maksimum duke shtuar mundësitë për në konflikt në pjesën periferike të BE-së” në këtë mënyrë e hap shkrimin prestigjizoja gjermane Die Welt në një artikull kushtuar Ballkanit duke bërë një renditje të shteteve të rajonit sa i përket shpenzimeve për armatime.Në listën me 12 shtete Shqipëria renditet e nënta. Vendi ynë sipas të përditshmes gjermane shpenzon 180 milionë euro, një rritje me 25 përqind me vitin 2017. Ndërsa Kosova shpenzon vetëm 63.3 milionë euro.

"Gara e re e armëve është gërshetuar me argumente politike", shkruan Die Welt.

Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur për një bashkim doganor dhe po rriten së bashku ekonomikisht. Në Serbi, kjo shihet si një përpjekje për të krijuar një "Shqipëri të Madhe" - një term me të cilin qeveria shqiptare i pëlqen të provokojë.

Sa i përket situatës në rajon të parët që shpenzojnë më shumë armatim janë grekët me mbi 5.2 miliardë euro në vitin 2018.

Më pas vijnë rumunët me 4.6 miliardë euro.Serbët shpenzojnë 904 milionë euro, pak më shumë se kroatët. Die Welt shkruan edhe për rrezikun rus dhe aksionin që ka ndërmarrë Moska për të armatosur Serbinë duke sfiduar hapur Bashkimin Europian.

Por nga ana tjetër edhe anëtarët më të rinj të unionitnga Polonia në Hungari e deri te Bullgaria, po modernizojnë me shpejtësi arsenalin e tyre.

 

d2.PNG

 

 

 a1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0032639503479004