Giovanni Simeone është një ndër xhevahirët e Serie A, i cili ka bërë një fillim mbresëlënës në Itali te Fiorentina. E ardhmja tij duket shumë premtuese, dhe për këtë arsye ka jo pak zëra që do t’i bashkohet Atletico Madrid, ekipit të drejtuar nga babai i tij.
Megjithatë, këtyre zëra ka qenë vetë Diego Simeone që u ka dhënë fund, duke konfirmuar se Atletico nuk do të ketë kurrë “dy Simeone”: “Ai është një djalë që ka gjithçka, por për fat të keq, unë kurrë nuk do ta kem në skuadrën time.
Unë nuk dua të them kurrë, por është shumë e vështirë të kesh fëmijë në dhomën e veshjes, si për të, ashtu edhe për mua. Nëse në pesë ose gjashtë vjet ai bëhet një figurë shumë e rëndësishme, do të flasim për një tjetër situatë.”