INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Diell dhe për pak orë! Mësoni se çdo të ndodhë me motin më pas…

Diell dhe për pak orë! Mësoni se çdo të ndodhë me motin më pas…

Publikuar më: 09:32 17-01-2019

Orët e para të mëngjesit të sotëm kanë qenë me diell dhe të kthjellta. E deri në orët e drekës nuk do të ketë ndryshime.

Po gjithçka do ndryshojë në pasdite dhe në mbrëmje. Sipas sinoptikanëve në orët e pasdites vendi do të përfshihet nga rreshjet e shiut që më të dendura do të jenë në jug.
Gjatë natës vranësirat do të shtrihen në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje shiu e dëbore. Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në të dy vlerat duke luhatur ekstremumet ditore nga -8°C në mëngjes deri në 14°C në mesditë.
Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi deri mbi 30 km/h nga drejtimi Juglindja duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0019259452819824