Pjesa e parë e ditës mbetet në kushtet e motit të kthjellët ndërsa pasdite vranësirat shfaqen fillimisht në zonat Lindore duke gjeneruar shira të përkohshëm në ekstremet Verilindje-Juglindje por rrebeshe të izoluara në ekstremin Verior.
Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat bëhen dominante në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 1-2°C në mëngjes por kryesisht në mesditë ku maksimumi në zona specifike ngjitet në 37°C.
Era do fryjë mesatare por e fortë në det, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.