Ky mëngjes ka nisur me diell dhe temperatura të larta, por ato nuk është se do të rriten më shumë se kaq gjatë ditës. Sipas sinoptikanëve Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masava e ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat do të mbajnë mot pjesërisht të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ekspertët e motit thonë se dita do të jetë me diell dhe më e ktheksuar përgjatë bregdetit, ndërsa në zonat malore do të jetë me vranësira mesatare nga rreshje shiu në formën e stuhive të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0.3–0.5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max:
-Zonat malore 15/27°C
-Zonat e ulëta 21/35°C
-Zonat bregdetare 22/34°C