INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dielli është shumë i dëmshëm për flokët, ja si t'i mbroni ato gjatë verës

Dielli është shumë i dëmshëm për flokët, ja si t'i mbroni ato gjatë verës

Publikuar më: 07:13 25-06-2017

Gjatë stinës së verës dielli na jep një ngjyrë të bukur në trup, por na i shkatërron flokët aq shumë saqë në shtator detyrohemi gjithmonë që t’i bëjmë një prerje.

Rrezet diellore na i dobësojnë ato, kurse kripa ndikon në lëkurën e kokës. Rezultati? Flokë të thatë që këputen me lehtësi. Përveç përdorimit sa më minimal të tharëses dhe piastrës, thajini flokët në mënyrë natyrale dhe ndiqni këshillat tona për kujdesin ndaj flokëve(para, gjatë dhe pas ekspozimit në diell). Do të keni flokë më të mbrojtur dhe më të përsosur, edhe në këtë të nxehtë përvëlues.

Aplikoni një vaj mbrojtës përpara ekspozimit në diell, sidomos në pjesën e majave të flokut. Kjo vlen për të krijuar një barrierë mbrojtëse ndaj faktorëve të jashtëm si kripa, klori, era dhe rrezet diellore. Një aleat i mirë do të ishte edhe vajii kokosit, ushqen dhe mbron flokët nga rrezet e dëmshme ultraviolet UV. Edhe vaji i arganit është një produkt bimor mjaft i rekomanduar për t’i dhënë flokëve shkëlqim dhe shëndet.

Përdorni maska të bëra vetë, pas ekspozimit në diell.

Pas shampos duhet të përdorni gjithmonë maska natyrale për të parandaluar thatësirën në flokë si dhe për t’u dhënë atyre shkëlqim. Hidhni disa pika vaj ulliri në pëllëmbën e dorës e më pas aplikojeni në gjatësinë e flokut. Mbajeni një orë përpara larjes. Edhe xheli i Aloe Vera do të ishte nja hidratues shumë i mirë, së bashku me vajin nga farat e lirit. Masazhojeni kokën me këto vajra, mbajeni 15 minuta dhe pastaj vazhdoni me larjen.

Si të mbroni flokët nga dielli?

Mund të zgjidhni të përdorni një kapele, nje turban trendy për të mbrojtur lëkurën dhe për të shmangur djegien nga dielli. Qëndroni nga pak edhe në çadër!

Mbajini flokët të mbledhur për të shmangur këputjen e tyre, sidomos gjatë dushit. Gjatë ditës mund të bëni gërsheta të ndryshëm, i japin stil pamjes suaj dhe janë praktikë dhe mbrojtës në të njëjtën kohë.

Pini shumë ujë

Hidratimi është i rëndësishëm jo vetëm për trupin dhe shëndetin, por edhe për të pasur flokë të ushqyer. Harrojeni efektin kashtë! Dy litra ujë në ditë i japin flokëve një pamje të shëndetshme dhe rrezatuese.

Lajini flokët menjëherë me ujë të freskët pasi të jeni larë në det ose pishinë, për të hequr kripën apo klorin të cilët dobësojnë kurorën e kokës.

Article Logic
Execution time: 0.0040888786315918